Kualifikohen Shkëndija dhe Renova, Shkupi pafat ndaj Neftci Baku


Shkëndija në udhëtimin në Azerbajxhan, e ka mposhtur Sumqayitin me rezultat të pastër, 0:2.

Besart Ibraimi (’56) dhe Doriev (’89) i shënuan golat e fitores sonte për skuadrën e madhe nga Tetova.

Me këtë fitore, Shkëndija kualifikohet në rundin e dytë eliminator të Ligës së Evropës.

Në rundin e dytë eliminator të kësaj gare është kualifikuar edhe Renova, e cila ka mposhtur skuadrën armene, Alashkertin me rezultat minimal 0:1.

Mishkovski shënoi golin e fitores dhe të kualifikimit për Renovën.
Nga ana tjetër, Shkupi është eliminuar në rundin e parë eliminator pas humbjes 2:1 nga azerët e Neftçi Bakut.

LEXO EDHE:

Back to top button