Rita Ora ngjyrosi vetullat të kuqe dhe i bëri fansat konfuzë

Këngëtarja Rita Ora ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pozat e fundit në llogarinë e saj në Instagram. Ajo është shfaqur me një look tepër të çuditshëm dhe kësaj here s’ka lyer flokët, por vetullat e saj!

Për më tepër, s’bëhet fjalë për ndonjë ngjyrë të zakonshme por një ngjyrë të kuqe që e ka ndryshuar totalisht pamjen e Ritës!

Këngëtares duket se po i pëlqen pamja e saj e re, ndërsa ndjekësit janë bërë paksa konfuzë. Ende nuk e dimë nëse ky look është posaçërisht për ndonjë videoklip, apo Rita ka vendosur të sjellë trende të reja.

Në sy ka rënë komenti në shqip i mamasë së saj, e cila i ka komentuar “Flakë” dhe jemi më shumë se dakord! Si ju duket këngëtarja me këtë pamje?

 

View this post on Instagram

 

Day done 👩‍🎤

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

LEXO EDHE:

Back to top button