River Plejt, pas 7 vitesh shpallet kampion në Argjentinë

Me 52 pikë të grumbulluara në 22 javë të futbollit, skuadra e River Plejtit fiton edhe zyrtarisht titullin 37-të kampion në Argjentinë, tre javë para përfundimit të sezonit. Për të ngritur trofeun në vitin e 120-vjetorit të themelimit të klubit para tifozerisë së tyre, River Plejti ia doli të mposht Rasingun, me rezultatin e thellë 4-0, në stadiumin “Monumental” në Buenos Aires.

River Plate’s coach Marcelo Gallardo celebrates his team’s firs goal during a match of the local soccer tournament against Racing Club at Monumental stadium in Buenos Aires, Argentina Thursday, Nov. 25, 2021. (AP Photo/Gustavo Garello)

Një ndeshje e dominuar që në fillim nga skuadra e MarSelo Galardos që ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm në Argjentinë për meritë edhe të Zhulian Alavarez talentit që po çmend klubet e mëdha të Europës dhe që ndaj Rasingut shënoi golin e tij të 17-të në kampionat ku numëron edhe 5 asiste. Në përfundim të sfidës ndaj Rasing, “Los Millinarios” morën në duar edhe trofeun e kampionët duke festuar me tifozët e tyre titullin numër 37-të.

LEXO EDHE:

Back to top button