Roboti më i ri punon në skelë (Video)

Një kompani nga Massachusetts ka publikuar së fundmi një video të robotit me dy këmbë, i cili vepron si një punëtor ndërtimi. Ai vrapon, kërcen, madje mund të lëvizë edhe objekte, duke e bërë atë një ndihmës ideal në kantieret e ndërtimit. Në videon e fundit, roboti i quajtur “Atlas” shihet duke vendosur objekte mbi skelë, mban një çantë me mjete, ndërsa kryen edhe kërcime mbi skela. Atlas ka vetëm dy gishta në duart e tij, njëri prej tyre i palëvizshëm. Zhvillimi i teknologjisë dhe krijimi i robotëve me aftësi fizike që përputhem me ato të njerëzve ka qenë një sfidë e vazhdueshme dhe tashmë Atlasi po tejkalon aftësitë fizike të një njeriu mesatar. Së fundmi Microsoft ka krijuar një robot të inteligjencës artificiale, i cili ka aftësinë të kopjojë emocionet dhe tonin e zërit të një personi në 3 sekonda. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button