Rodos, foshnja tremuajshe infektohet me koronavirus

Një foshnjë tremuajshe në Rodos është infektuar me koronavirus. Mediat raportojnë se foshnja është duke marrë kujdes shëndetësor në Klinikën Pediatrike. Duke folur për mediat, drejtuesi i spitalit Grigoris Roumanis, vlerësoi se është e mundur që në familjen e foshnjës të jetë ndonjë anëtar i infektuar dhe kështu e ka marrë edhe ajo.
Prandaj në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shëndeti Publik po bëhet edhe testimi i familjarëve të saj.
“Për momentin, foshnja nuk paraqet probleme të veçanta klinike”, shtoi Roumanis, duke theksuar se është rasti i vetëm që trajtohet me Covid-19 në Spitalin e Rodosit. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button