Aktakuzë kundër investitorit në rastin “Mavrovasja”

Prokuroria e Shkupit sot ngriti aktakuzë në Gjykatën Penale në Shkup për rastin në “Mavrovasja” në të cilin investitori pa leje ka ndërtuar objekt me konstruksion të fortë i cili pastaj ishte rrënuar nga organet kompetente.

“Pas procedurës hetimore, prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi për vepërn penale – Ndërtimi i paligjshëm, që dënohet sipas nenit 244-a paragrafi 1 në Kodin Penal. I akuzuari M.A., gjatë muajit qershor dhe korrik të vitit 2020, si investitor, kishte nisur ndërtimin e një objekti me sipërfaqe prej 330 m2, përpara qendrës tregtare “Mavrovasja”, për të cilën nuk kishte leje ndërtimi nga autoritetet kompetente”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.

Më herët ndaj M.A. ishin caktuar masa kujdesi si ndalim i lëshimit të vendbanimit, konfiskim i përkohshëm i dokumenteve të udhëtimit si dhe ishte i detyruar të lajmërohej në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Prokurori i ka propozuar gjykatës që të njëjtat masa të kujdesit të vazhdohen.

LEXO EDHE:

Back to top button