Rodri: Kam respekt të jashtëzakonshëm për Viniciusin dhe Realin

Mesfushori i Man. Sitit dhe Spanjës, Rodri ka folur tashmë për “Topin e Artë” dhe në veçanti për rivalin e tij, Vinicius Jr.

Këtij të fundit iu ‘mohua’ Topi i Artë i vitit 2024, pavarësisht se konsiderohej si favorit dërrmues për të fituar, pasi në fund fitues ishte Rodri. Diferenca mes dy yjeve ishte shumë e ngushtë dhe tashmë për këtë situatë ka folur vet Rodri, i cili ka thënë se Vinin do ta votonte vetëm si të tretin.

“Unë do të votoja Dani Karvahallin për të dytin në Topin e Artë 2024… dhe Vinicius Jr si të tretin”, tha fillimisht Rodri në intervistën e tij për gazetën spanjolle “Cope”. Rodri nuk përmendi fare as Xhud Belingam, i cili performoi shkëlqyeshëm sezonin e kaluar dhe përfundoi i treti në garën zyrtare për “Topin e Artë”.

Më tej Rodri deklaroi se ai e respekton Viniciusin pavarësisht një kënge ofenduese për lojtarin që po këndohej në festën e tij të “Topit të Artë”.

“Njerëzit duhet të kuptojnë sportin e shëndetshëm dhe se është një festë private, një moment feste. Asnjëherë nuk kam shpërfillur askënd. Kam respekt të jashtëzakonshëm për Vinicius dhe Real Madridion”, përfundoi mesfushori.

LEXO EDHE:

Back to top button