Vinicius: I lumtur me golat, por i trishtuar me lëndimet e kolegëve

Vinicius Jr përfundoi me një trigolësh takimin kundër Osasunës të shtunën e kaluar në “Santiago Bernabeu”. Por ka qenë një gëzim i zbehtë në realitet për shkak të dëmtimeve të tre shokëve të ekipit, Rodrigo Goesh, Lukas Vaskez dhe veçanërisht Militaos, i cili i ka thënë lamtumirë sezonit.

“Kundër Osasunës luajtëm shumë mirë, gjë që nuk e kishim bërë në ndeshjet e fundit. Por jam i trishtuar dhe për Militaon, Rodrigon dhe Lukas Vaskez. Është e pabesueshme që po na ndodh kaq shpesh në këtë sezon. Shpresoj që të mbetemi të fortë për ta dhe ata të kthehen sa më shpejt. Jam shumë i lumtur për golat, por ndjenja e vërtetë që kam është trishtimi, sepse Militao duhet ta kalojë sërish këtë”, deklaroi Vinicius Jr.

Sulmuesi brazilian siguroi se kundër Osasunës ka luajtur ndeshjen e tij më të mirë deri më tani këtë sezon.

“Trajneri e ka gjetur zgjidhjen dhe lojtarët kanë vënë në praktikë atë që na ka thënë dhe atë që kemi stërvitur ditët e fundit. Mendoj se duhet të vazhdojmë kështu, kompakt dhe së bashku për të bërë gjëra të mëdha këtë sezon”, theksoi ai.

Vini gjithashtu donte ta bënte të qartë se ndihet në gjendje optimale.

LEXO EDHE:

Back to top button