Rodri: Topi i Artë? Do të ishte një ëndërr
Ceremonia e ndarjes së çmimit më të madh individual, “Topi i Artë 2024”, do të mbahet me 28 tetor në Paris. Njëri nga favoritët kryesor për të fituar çmimin është edhe Rodri, i cili e ka cilësuar një ëndërr triumfin në këtë garë pas fitimit të Ligës Premier dhe Kampionatit Evropian këtë vit.
“Do të ishte një ëndërr. Jam shumë i lumtur për gjithçka që më ndodh në vitet e fundit, fitimi i trofeve me Man. Sitin dhe fitimi i Evropianit me vendin tim është vetëm një ëndërr. Është pasojë e punës së palodhur, konsistencës, të mos dorëzohen kurrë”, ka thënë mesfushori spanjoll i cili është ndër favoritët për çmimin e madh individual.
Përveç Rodrit në garën e ngushtë për të fituar “Topin e Artë” janë edhe Vinicius Junior, Dani Karvahal dhe Xhud Belingam.