Tebas: Premier Liga duhet të tregojë autoritetin, të merr masa ndaj Sitit

Presidenti i La Ligas, Havier Tebas këmbëngul se Mançester Siti duhet të ndëshkohet për parregullsitë financiare. Çështja e Man. Sitit kundër 115 akuzave nga Premier Ligës filloi të hënën.

“Premier Liga nuk duhet t’i dorëzohet presionit, apo jo?  Man. Siti është vetëm një klub tjetër dhe, kur drejton një shoqatë, duhet të veprosh. Premier Liga nuk duhet të bëjë dallime mes klubeve të mëdha dhe të vogla, të rëndësishme dhe ‘jo të rëndësishme’. Man. Siti është një anëtar i shoqatës që ka bërë parregullsi dhe duhet të marrë sanksionin që meriton. Përndryshe, Premier Liga do të humbasë autoritetin e saj,” tha mes tjerash Tebas në Samitin e “Thinking Football” .

LEXO EDHE:

Back to top button