Rodrigo De Poll, tani vihet në radarin e Interit para skadencës së kontratës

Konfirmohet interesimi i Interit për Rodrigo De Poll të Atletiko Madridit. Sipas asaj që ka mësuar “TMW”, mes profileve që zikaltrit po vlerësojnë për të përforcuar skuadrën e trajnerit Simone Inzagit gjatë verës është edhe ai i mesfushorit argjentinas, ish-lojtar i Udinezes.

Mund të ketë një kontakt mes palëve së shpejti, por pista që çon te lojtari i lindur në vitin 1994 është ide që rikthehet në modë në shtëpinë zikaltër. Me madrilenët, De Poll ka vetëm një vit kontratë të mbetur. Në këtë sezon ka regjistruar deri tani 47 paraqitje, 3 gola dhe 9 asistime në të gjitha kompeticionet, me “colchoneros”.

Mesfusha e Interit mund të përjetojë një transformim të thellë gjatë merkatos së ardhshme. Nuk bëhet fjalë për një rregullim të vogël, por, siç raporton “Tuttosport”, për një “revolucion” të vërtetë. Aktualisht, vetëm Nikollo Barella, Hakan Çalhanogllu (përveç ndonjë surprize të madhe…) dhe Piotr Zielinski duken të sigurt për sezonin e ardhshëm. Me ta do të bashkohet edhe talenti Petar Suçiç, i marrë nga Dinamo Zagreb.

Henrikh Mkhitaryan, Davide Fratesi dhe Kristjan Asllani janë gati të largohen. Veterani armen është një figurë kyçe për Simone Inzagin, por ka lënë të kuptohet se së shpejti mund “t’i varë këpucët në gozhdë”.

LEXO EDHE:

Back to top button