Real Madridi u mund 4-2 nga Benfika në ndeshjen e fundit të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve edhe pse Kilian Mbape shënoi dy gola. Me këtë humbje, “Los Blankos” nuk arritën të përfundonin në “Top 8” dhe tani do të luajnë në “play-off” për t’u kualifikuar më tej në Evropë.
Ndeshja u karakterizua nga momente të tensionuara dhe Reali e mbylli takimin me vetëm nëntë lojtarë në fushë. Midis lojtarëve që përjetuan momente negative ishte edhe Rodrygo, i cili u përjashtua në minutat shtesë (në minutën e 96-të) për shkak të protestave ndaj referit – i mori dy kartonë të verdhë brenda pak sekondash.
Braziliani, që kishte hyrë nga bankina me ekipin që ishte duke humbur 3-2, ndërsa u largua nga fusha i zemëruar pak para se Benfica ta shënonte golin vendimtar që ndikoi edhe në fatin e ekipit. Rodrigo më pas shfaqi keqardhjen në rrjetet sociale:
“Dola nga vetja duke protestuar për kohën e humbur. Ky nuk është stili im i sjelljes. Kurrë nuk isha përjashtuar me Real Madridin dhe i kuptoj pasojat e këtij veprimi. Kërkoj falje për tifozët, klubin dhe trajnerin. Do të qëndrojmë të bashkuar dhe do të vazhdojmë të luftojmë për fanellë dhe për këtë Ligën e Kampionëve.”
Për shkak të kartonit të kuq, Rodrigo do të mungojë në ndeshjen e parë të “play-offit”-it, ku Reali do të përballet me Bodo/Glimt, sipas shortit që do të hidhet së shpejti.








