Rodrigo: Perezin e kam si vëlla, por me Realin dua të fitoj sërish gjithçka

Sulmuesi brazilian Rodrigo rinovoi deri në vitin 2028 me skuadrën e Real Madridit, duke ndjekur gjurmët e patriotit të tij Vinicius Jr.
Duke folur për rinovimin e kontratës, sulmuesi 22-vjeçar, u shpreh për presidentin Florentino Perez.
“Perez është një fenomen. Është shumë special dhe i trajton të gjithë shumë mirë. Më thotë gjithnjë gjëra të bukura, më flet për gjërat që kam nevojë të dëgjoj”, u shpreh Rodrygo, në sezonin e tij të pestë me Real Madrid.
“Perez është një person shumë i rëndësishëm prë jetën time. Të fitoja gjithçka ishtë endrra ime dhe nuk e prisja që këtë gjë ta realizoja që në 4 vitet e para të karrierës time. Fitorja e Ligws sw Kampionwve është triumfi më i veçantë, pasi mendoja se do ta fitoja më vonë”, tha braziliani.
“Jam shumë i lumtur pasi i kam fituar të gjitha dhe tani dua t’i fitoj sërish.
Vinicius? Jemi ardhur këtu thuajse në të njëjtën kohë, shumë të rinj nga Brazili. E kemi bërë së bashku historinë. Kemi fituar një Ligw tw Kampionwve dhe të gjithë titujt e mundshëm”, u shpreh Rodrigo.
Sulmuesi nuk do të ndalet këtu.
“Kjo fanellë na motivon gjithnjë për t’u stërvitur e luajtur më shumë. Ta bësh me një mik si Vinicus është edhe më speciale. E konsideroj atë si një vëlla dhe shpresoj të luajmë sa më gjatë së bashku,” tha nw fund Rodrigo.