Rohani i bën thirrje Bidenit t’i kthehet marrëveshjes bërthamore

Presidenti iranian, Hassan Rohani, i ka bërë thirrje presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, që Shtetet e Bashkuara të kthehen në marrëveshjen bërthamore, të nënshkruar nga Teherani me fuqitë botërore, dhe të pezullojë sanksionet e ashpra ndaj Republikës Islamike.

- Advertisment -

“Topi është në anën e SHBA-së tani. Nëse Uashingtoni kthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, ne do të respektojmë plotësisht përkushtimet tona sipas paktit”, ka thënë Rohani në një takim me kabinetin e tij.

Biden ka qenë nënpresident amerikan kur marrëveshja është nënshkruar më 2015.

Tensionet në mes të SHBA-së dhe Iranit janë në rritje prej vitit 2018, kur presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore, duke thënë se nuk ka përfshirë të gjitha aspektet e çështjeve bërthamore.

Rohani po ashtu ka përshëndetur largimin e Trumpit, i cili pritet të largohet nga zyra më vonë gjatë ditës, duke e quajtur atë “tiran”.

“Epokës së tiranit i ka ardhur fundi dhe sot është dita e fundit e regjimit të tij ogurzi. Dikush, i cili gjatë katër vjetëve nuk ka bërë asgjë tjetër përveç padrejtësisë, korrupsionit dhe ka shkaktuar probleme për njerëzit e tij dhe botën”, ka thënë Rohani.
“Karriera politike e presidentit Trump ka përfunduar sot dhe politika e tij me ‘presion maksimal’ ndaj Iranit ka dështuar plotësisht”, ka shtuar mes tjerash Rohani./REL

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button