Dashtevski: Do të mbrohemi nga hakerët, nuk do të lejojmë të sulmohemi serish

Komisioni Shtetëror Zgjedhor po punon për të përforcuar sistemin në mënyrë që mos të përsëritet ndonjë sulm hakerësh në zgjedhjet e ardhshme lokale të këtij viti. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, në intervistë për Radion Evropa e Lirë, shpreson që fajtori për sulmin e hakerëve ndaj faqes së internetit të KSHZ-së që ndodhi në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar do të gjendet.

“Tani kemi filluar të punojmë në këtë plan dhe shpresoj se do të kemi sukses në zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që të mos ndodhë i njëjti gabim, fillojmë të punojmë për çështje të tjera që janë thelbësore për KSHZ-në, përkatësisht zgjedhjet. Besoj se shumicën e gjërave të parashikuara me ligj, sepse ne nuk e bëjmë ligjin, por e zbatojmë atë, se do të mund t’i realizojmë”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.

LEXO EDHE:

Back to top button