Rojs, lëndohet dhe mungon në “Katar 2022”

Kapiteni i Borusia Dortmundit, Marko Rojs, ështe futbollisti me më pak fat në botën e futbollit. Ditë më parë, Rojs u lëndua dhe është më se e sigurtë se do të mungojë nga evenimeti i katërt më i madh në futboll, atë të Botërotit në Katar. Mesfushori gjerman, për shkak të lëndimit, mungoi në Botërorin e vitit 2014, si dhe Kampionatet Evrpopiane të vitit 2016 dhe 2021.

Në minutën e 28-të të derbit të madhe në Bundesligë, në mes Shalkes dhe Borusia Dortmundit, gjermani Marko Rojs duhej të largohet nga terreni me barrela, për shkak të lëndimit të ligamenteve të këmbës.

Mediat gjermane njoftojnë se Rojs nuk do të jetë gati për Botërorin “Katar 2022”, i cili do të zhvillohet pas 2 muajve. Dortmundi shënoi fitore 1-0 , mirëpo askush nuk festoi pikët e reja, për shkak të faktit se sërish do të mbeten pa kapitenin për një kohë të gjatë.

LEXO EDHE:

Back to top button