Roko Vata përmes Seria A, deri te fanella kuqezi

Mësohet se Fulvio Pea, Drejtori teknik që ka në mbikëqyrje ekipet e moshave kuqezi, ka nisur punën për të afruar Roko Vatën, edhe pse në këtë fushatë kualifikuese të Europianit U-21, sulmuesi anësor ka luajtur për Irlandën dhe nuk është e lejuar që të luajë për Shqipërinë.

Megjithatë, nga edicioni tjetër Roko mund të zbresë në fushë me ngjyrat kuqezi të ekipit të drejtuar nga Alban Bushi, por nuk përjashtohet edhe një grumbullim nga ekipi i parë i Silvinjos pas Europianit.

Roko Vata ka edhe dy muaj kontratë me Sëlltikun dhe pritet që të bashkohet me një ekip të Serisë A. Në Itali emri i tij lidhet me ekipin e Bolonjës, por në skenë ka dalë edhe Milani.

Në 34 ndeshje me Sëlltik B, 18-vjeçari ka shënuar 23 gola, ndërsa në 6 takime me ekipin e parë të Sëlltikut, ka gjetur një herë rrjetën./Panoramasport/

LEXO EDHE:

Back to top button