“Roland Garros”, eliminohet edhe Naomi Osaka

Ish-numri një e botës, Naomi Osaka edhe njëherë nuk i ngjante vetes në fushën e tenisit në “Roland Garros” dhe humbi në raundin e parë të turneut të dytë Grand Slam të sezonit, duke zhgënjyer fansat e saj.

Tenistja japoneze humbi në raundin e parë edhe pse kohë më parë luajti në finale në Majami. Në raundin e parë, tenistja japoneze pësoi disfatë me 0-2 në sete nga Amanda Anisimova.

Kujtojmë se Naomi Osaka ka pasur shumë vështirësi në terrenet me dhe, ndërsa nuk ka shkuar më shumë raundi i tretë në turnetë e mëdha. Ndërkohë tani ka shënuar një hap mbrapa, pasi që u ndal në raundin e parë, në krahasim me vitin e kaluar, kur u eliminua në raundin e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button