“Roland Garros”, mësohet dyshja e parë e gjysmëfinales

Tenistja sllovene Tamara Zidansek dhe ajo ruse Anastasia Pavliçenkova, janë dy gjysmëfinalistet e para të grand slam-it të “Roland Garros” për femra, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè. Dy emra befasi, që për herë të parë në karrierën e tyre arrijnë deri në gjysmëfinalet e një turneu të madh dhe njëra prej tyre të shtunën do të luajë në finale.

Zidansek, në çerekfinalen mposhti me 2-1 (7-5, 4-6, 8-6) spanjollen Paola Badosa, në një ndeshje maratonë, teksa të dyja tenistet e kërkuan fitoren. Takimi u vendos në pikët shtesë së setit të tretë.

Në çerekfinalen tjetër, rusja Pavliçenkova mposhti 2-1 (6-7, 6-2, 9-7) patrioten e saj Elena Ribakina, në një tjetër ndeshje emocionuese, vendosur në pikët shtesë.

LEXO EDHE:

Back to top button