David Schwimmer publikoi një foto me Jennifer Aniston, tani fansat kanë dyshime se diçka po ndodh mes tyre

Para disa javësh, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer pranuan se gjatë xhirimeve të “Friends” kanë pasur një pëlqim shumë ët fortë ndaj njëri-tjetrit. Gjatë “Friends: The Reunion”, moderatori James Corden pyeti aktorët nëse ndonjë prej tyre ishte përfshirë në një romancë me njëri-tjetrin përtej ekranit.

“Sezonin e parë unë kisha pëlqim shumë të madh ndaj Jennifer. Në një pikë, të dy kishim pëlqim të fortë ndaj njëri-tjetrit. Por njëri prej nesh ishte gjithmonë në një marrëdhënie dhe asnjëherë nuk e kaluam kufirin. E respektuam këtë gjë”, pranoi Schwimmer.

Më pas Aniston kujtoi një nga bisedat që ka bërë me aktorin pas puthjes së tyre të parë.

“Më kujtohet kur i thashë një herë David, ‘Do të jetë një zhgënjim nëse hera e parë kur unë dhe ti do puthemi do të jetë në një televizion kombëtar’. Sigurisht, puthja jonë e parë ishte në atë dyqanin e kafesë. Kështu ne kanalizuam të gjithë adhurimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin tek Ross dhe Rachel”, tha Jennifer.

Ndërkohë së fundmi dyshja kanë ndarë një foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale ku shfaqen shumë të afërt. Jenifer dhe David shihen të përqafuar dhe ky imazh ka “çmendur” gjithë fansat. David ka publikuar të tjera foto me miqtë e tij të serialit, por sigurisht ajo me Jennifer ju ka pëlqyer më shumë të gjithëve.

Në serialin “Friends”, Ross dhe Rachel patën një romancë mes tyre deri në përfundim të gjithë sezoneve. Në fund të episodeve, ata sollën në jetë edhe një vajzë të quajtur Emma gjatë sezonit të tetë, dhe u ribashkuan me njëri-tjetrin pavarësisht planeve të Rachel për të lëvizur në Paris për një punë në dyqanin e Louis Vuitton.

LEXO EDHE:

Back to top button