“Roland Garros”, shorti rreshton në një krah të gjithë favoritët

Në Paris, është hedhur shorti i grand slam të “Roland Garros”, turneu i dytë i madh i këtij viti. Interesant fakti se Rafael Nadal e Novak Gjokoviç janë nga e njëjta anë e tabelës, çka mund të sjellë një përballje të tyre që në çerekfinale.

Nga e njëjta anë e shortit është edhe spanjolli tjetër Markos Alcaraz, që mund të përballet me njërin prej Nadal e Gjokovic ne gjysmëfinale. Nga kjo anë e shortit është edhe tenisti gjerman Aleksander Zverev, që mund të sfidojë Alcaraz në çerekfinale.

Më i lehtë shorti për grekun Stefanos CiCipas e rusin Daniil Medvedev, që janë së bashku në anën tjetër të tabelës së shortit. Ata mund të përballen në gjysmëfinale. Nga kjo anë janë edhe rusi tjetër Andrej Rublev dhe italiani Janik Siner.

Te femrat, numri 1 në botë, polakja Iga Sviatek, ndodhet nga e njëjta anë e tabelës me Paola Badosa (numri 3), Aryna Sabalenka (numri 7) e Karolina Pliskova.

Në anën tjetër janë kampionia në fuqi e numri 2 në botë, Barbora Krejçikova bashkë me Maria Sakari (numri 4), Anet Kontaveit (numri 5) e Ons Jabeur (numri 6).

LEXO EDHE:

Back to top button