Roma dhe Arsenali më afër çerekfinales

Skuadra e Romës me një këmbë në çerekfinale. “Verdhekuqtë” kanë zhvilluar një 90-minutësh perfekt ndaj ukrainasve të Shakhtar Donjetskut dhe kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e pastër 3-0, duke shndërruar në formalitet transfertën e Kievit. Paulo Fonseka përballej me të shkuarën e tij, pasi drejtoi për 3 sezone klubin e Shakhtarit dhe në fund të takimit pati përshëndetje të përzemërta me ukrainasit. Roma zhbllokoi sfidën në pjesën e parë me anë të Lorenzo Pellegrinit dhe më pas në pjesën e dytë ishin Stefan El Shaaravi e Xhianluka Mançini që kompletuan fitoren e thellë, ndërsa mbrojtja bëri detyrën duke mbajtur portën të paprekur.

 

 

Bënë mjaft mirë edhe klubet angleze, pasi Arsenali triumfoi me shifrat 1-3 në Athinë përballë Olympiakosit, ndërsa Totenham mposhti me rezultatin 2-0 kroatët e Dinamos së Zagrebit.

Odegaard, Gabriel dhe Elneni ishin autorët e golave të “topçinjve” në transfertën greke, ndërsa për “Spurs”-at shënoi dy herë kapiteni Harry Kane, duke e bërë edhe më të lehtë rrugën drejt çerekfinaleve.

Nuk pati surpriza as në sfidën mes Granadës dhe norvegjezëve të Moldes. Skuadra spanjolle vinte me mungesa të shumta, por ia doli të shënojë dy herë dhe të fitojë 2-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, që pritet të vuloset një javë më vonë në Norvegji.

LEXO EDHE:

Back to top button