Roma fiton minimalisht, Juventusi barazon në kohën shtesë

Roma e nis mbarë gjysmëfinalet e Ligës Europa, ndërsa mori fitoren minimale 1-0 ndaj Bajer Leverkuzenit në “Olimpico”.

Pjesa e parë ishte shumë e luftuar, me të dyja skuadrat që tentuan të gjenin golin, por në fund ky fraksion u mbyll me porta të paprekura. U deshën plot 63 minuta lojë që të vinte goli i parë i këtij takimi. Bove ndezi festën në “Olimpico” duke kaluar italianët në avantazh, ndërsa gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të Abraham.

 

Në takimin e dytë atë mes Juventusit dhe Seviljës, spanjollët diktuan ritmin, por në fund sfida u mbyll me barazimin 1-1. Fraksioni i parë ishte shumë i fortë, megjithatë spanjollët ishin ata që diktuan ritmin në pjesë kryesore. Gjatë një kundërsulmi, në minutën e 26’ i asistuar nga Okampos, En Nesyri gjeti rrugën drejt rrjetës, duke zhbllokuar sfidën.

Edhe në fraksionin e dytë Sevilja diktoi ritmin, por në fund, një gol i Gatti në minutën e 90+7′ do t’u jepte barazimin vendasve, me fatet që do të vendosen pas një jave në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”.

LEXO EDHE:

Back to top button