VIDEO / Baselli fiton në “Friuli”, Uest Ham përmbys Az Alkmaarin

Baselli fiton me përmbysje me rezultatin 1-2 ndaj Fiorentinës, një takim ku protagonist u shfaq edhe mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka. Italianët diktuan ritmin gjatë gjithë pjesës së parë, ndërsa u desh minuta e 25’ që të zhbllokohej sfida. Pasi Lucas Martinez Kuarta e afron topin me një goditje me kokë drejt portës, Kabral po me goditje me kokë e dërgon topin në fundin e rrjetës dhe i jep avantazhin Fiorentinës, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.

Megjithatë miqtë reaguan në pjesën e dytë të takimit, me Diouf që pas asistit të Taulant Xhakës, i dhuroi barazimin Baseli-t në minutën e 71’. Ndërsa në minutën e 90+2’ Amdouni përmbysi rezultatin dhe i dhuroi fitoren ekipit të tij, me Baselin që në ndeshjen e kthimit në “St. Jakob-Park” i bën punë edhe barazimi.

 

Uest Ham fiton 2-1 me përmbysje në shtëpi në takimin e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Konferencës, ku përballë kishte skuadrën e AZ Alkmaar. AZ Alkmaar tregoi një formë shumë të mirë në pjesën e parë, ndërsa ia doli të merrte avantazhin. Në minutën e 42’ Reijnders i asistuar nga Mijnans realizoi një super goditje dhe zhbllokoi sfidën, duke bërë njëkohësisht që ky fraksion të mbyllej me rezultatin 0-1.

Uest Ham do të gjente barazimin në minutën e 67’ me Benrahma, i cili mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe e dërgoi topin në rrjetë. Ndërsa Antonio do të përmbyste gjithçka me golin e realizuar në minutën e 76’, duke kaluar Uest Ham në avantazh dhe duke vulosur rezultatin e kësaj sfide.

 

LEXO EDHE:

Back to top button