Roma huazon sërish sulmuesin holandez

Tjetër huazim për Xhastin Kluivert. Sulmuesi holandez ka kontratë deri në verën e vitit 2023 me Romën. Sezonin e kaluar u huazua te Leipzig në kampionatin gjerman, teksa ka nisur një tjetër aventurë.

22-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Hoze Murinjos dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligue 1. Roma ka arritur akordin me Nice në lidhje me huazimin e sulmuesit të djathtë. Klubi francez ka prezantuar Klajvert dhe ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij në verën e ardhshme për shumën e 15 milion eurove.

LEXO EDHE:

Back to top button