Romelu Lukaku mund të luajë në “Kamp Nou”?!

Romelu Lukaku kreu stërvitje të përsonalizuar, por synimi është t’i bashkohet skuadrës në fillim të javës për të mos humbur takimin e Ligës së Kampionëve në “Camp Nou”.

Pas dëmtimit në fund të gushtit, sulmuesi belg u detyrua progresivisht të lëvizte më tej e më tej për rikthimin e tij, një mungesë jashtëzakonisht e rëndë që u ndje veçanërisht në kampionat, ku prania e tij të mërkurën e ardhshme mund të jetë vendimtare.

Rikthimi i Lukakut, në një sulm që paguan gjithashtu mungesën e Korreas që u dëmtua, do të shërbejë për t’i dhënë një dorë Lautaros dhe Xhekos. Por mbi të gjitha, Inzaghi shpreson që të rikthejë mprehtësinë në sulmin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button