Romelu Lukaku mungon dhe ndaj Atalantës

Në fundjavë, Interin e pret një tjetër transfertë e vështirë, ajo ndaj Atalantës së Gasperinit, që ashtu si Interi, nuk po kalon një moment të mirë në këtë fillim sezoni.  Në transfertën bergamaske Antonio Konte do të duhet të shkojë sërish pa liderin e sulmit, Romelu Lukaku, i cili nuk udhëtoi as në Madrid, ndërsa ditën e djeshme ka bërë vetëm terapi dhe nuk ka zbritur në fushë për stërvitje.

Sulmuesi belg pritet të pushojë edhe këtë fundjavë, si dhe të mos udhëtojë në grumbullim me Belgjikën, me qëllim që të shfrytëzojë ndërprerjen për t’u rikthyer në formë optimale në pjesën e fundit të muajit, ku e presin impenjime shumë të rëndësishme me fanellën zikaltër.

LEXO EDHE:

Back to top button