Ronald Kuman ankohet për kalendarin e garave

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, është ankuar rreth kalendarit të ngjeshur të “Barcelonës”. Tekniku holandez nuk është i kënaqur me ndeshjet e shumta që janë të parapara të zhvillohen dhe për këtë mendon se shendeti parësor i lojtarëve është në rrezik.

Numri i ndeshjeve që kanë ekipet e mëdha, me tre gara, së bashku me përiudhën që po jetojmë me COVID-19, gjë që e bën gjithçka më të vështirë. Ne kemi nevojë për ndihmë. Shpresoj që një ditë UEFA ose La Liga do të mendojnë për numrin e ndeshjeve dhe atë që po u bëjnë lojtarëve. Nuk është normale, shuma e ndeshjeve që duhet luajtur. Udhëtimet, orari, dhe duke luajtur Superkupë me katër ekipe. Unë mendoj se kjo duhet të ndalet. Po vret lojtarët, ata nuk mund ta mbajnë këtë tempo. Ne do të kemi shumë lëndime për shkak të kësaj”, tha mes tjerash Kuman.

LEXO EDHE:

Back to top button