Reali i rikthehet fitores, arkëton 3 pikë ndaj Hueska-s

Real Madridi iu rikthye fitoreve dhe në transfertë mundi Hueska-n me 2-1. Pas pjesës së parë pa gola, vendasit hapën rezultatin me golin e Galanit në minutën e 48-të. Reali u mundua të reagojë, dhe ia arriti përmes Rafael Varane, i cili shënoi golin e tij të parë këtë sezon, në minutën (55′). Në këtë ndeshje, Reali e nisi pa kapitenin, Sergio Ramos, i cili u lëndua stërvitjen e fundit dhe operimi u konfirmua. Ai do të jetë një mungesë e madhe për Zinedin Zidanin.

Por, kur u duk se gjithçka përfundoi, në skenë doli prap, i kritikuari Raphael Varane i cili shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje, në minutën e 84-të. Tani me këtë fitore, Reali qëndron në pozitën e dytë me 43 pikë, shtatë më pak se Atletiko Madridi.

LEXO EDHE:

Back to top button