Ronald Kuman, ka fiksuar përforcimin e parë
Alsat
18.08.2020 08:56
Trajneri Ronald Kuman pritet në ditët në vijim të ulet në stolin e Barcelonës për të filluar ndyshimin e plotë të skuadrës katalane, pas debaklit të tyre në Ligën e Kampionëve. Doni van de Beek, mesfushor i Ajaks Amsterdamit mund të jetë përforcim i ri i Barcelonës.
“Le10Sport” raporton se ai është dëshira e parë e Ronald Kumanit si trajner i ri i gjigantit katalan. Ky futbollist deri vonë ishte objektiv i Real Madridit, derisa Ajaksi kërkonte 70 milionë euro për shitjen e tij në gusht të vitit 2019.