Ronaldinjo: Me ardhjen e djalit tim te Barça, do të jem më i pranishëm këtu

Zhoao Mendes (Joao de Assís Moreira), djali i legjendarit Ronaldinjo Gauço, ka qenë në një periudhë prove te Barcelona që nga fillimi i janarit. 17-vjeçari, i cili së fundmi ka ndërprerë kontratën me klubin brazilian Kruzeiro, luan si sulmues, ka pasaportë spanjolle dhe përfaqësohet nga xhaxhai i tij, Roberto de Asis.

Në një bisedë në RAC-1, Ronaldinjo e bëri fakt të kryer nënshkrimin e djalit të tij Zhoao Mendes (22-2-2005) për Barcelonën.

“Unë nuk jam kurrë jashtë klubit. Barcelona është pjesë e jetës sime. Kudo që shkoj, e marr Barcelonën me vete. Me ardhjen e djalit tim te Barça, do të jem më i pranishëm këtu”, ka rrëfyer Ronaldinjo në programin “Tu Diràs”.

LEXO EDHE:

Back to top button