Ronaldo, falë tripletës fiton edhe 1 mln euro shtesë!

Kristiano Ronaldo vazhdon të dhurojë spektakël dhe të bëjë diferencën. 37-vjeçari shënoi tre herë ndaj Noruiçit, duke i dhënë Man. Junajtedit 3 pikët, falë suksesit 3-2. Kjo ishte tripleta numër 50 me klube dhe e 60-ta në karrierën e jashtëzakonshme të golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit.
Me golat e realizuar ndaj skuadrës së Milot Rashicës, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka siguruar edhe… 1 milion euro!
“The Sun”, zbulon klauzolën e veçantë të sulmuesit me “Djajtë e Kuq”. CR7 është ngjitur në shifrën e 21 golave sezonalë mes kampionatit dhe Ligws sw Kampionwve. Nga sa mësohet, goleadori do të përfitojë 750 mijë paund për tejkalimin e 20 golave sezonal.
Jo vetëm kaq, pasi një trigolësh sjell 100 mijë paund të tjera, me një total fitimesh prej 850 mijë paund, ndryshe rreth 1 milion euro shtesë në llogari vetëm falë një ndeshje të vetme.