Ronaldo lë stërvitjet për të blerë një “Ferrari”

Ylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo nuk u stërvit me skuadrën në mëngjes dhe vizitoi fabrikën e Ferrarit në “Maranello” sëbashku me presidentin Andrea Anjelli dhe Xhon Eklan. Superylli portugez nuk është përfshirë në stërvitje me bashkëlojtarët, pasi që CR7 vizitoi fabrikën e Ferrarit me Anjellin, ky i fundit ishte për të parë humbjen ndaj Milanit.

 

“Exor” është kompani e drejtuar nga familja e Anjellit, se bashku me kompanitë e tjera, si Juventus dhe Ferrari. Sipas Calciomercato, Ronaldo edhe bleu një Ferrari.

Juventus momentalisht renditët në pozitën e pestë në tabelë, një pikë më pak se Napoli që zë vendin e katërt. Në rast që nuk sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, atëherë me shumë gjasa Ronaldo do largohet.

LEXO EDHE:

Back to top button