Murinjo e kërkon në Romë yllin e Barcelonës

Hoze Mourinjo ka filluar të projektojë skuadrën e sezonit të ardhshëm edhe pse ende nuk e ka drejtuar Romën në asnjë ndeshje.

Ditët e fundit është raportuar se Mourinjo ka “piketuar” disa përforcime për merkaton e verës dhe se drejtuesit nuk e kanë ndërmend të kursehen. Portali spanjoll “Don Balon”, raporton se emri i fundit që ka përfunduar në “shënimet” e Mourinjos është Francisko Trinkao.

Ky i fundit nuk ka arritur të bind aspak te Barcelona dhe katalanasit janë të gatshëm ta shesin atë. Portugezi u transferua në “Camp Nou” për 30 milionë euro, shifër të cilën Roma është e gatshëm të paguajë. Mourinjo dëshiron ta ndërtojë sulmin e Romës rreth Trinkaos, ku ky i fundit do të jetë ylli i skuadrës.

LEXO EDHE:

Back to top button