Kristiano Ronaldo, kapiteni i Portugalisë, do të jetë futbollisti më i rrezikshëm për Maqedoninë në finalen e play-off-it të “Dragaos”. Emri i parë në radhët e kombëtares së Portugalisë ka paralajmëruar ndeshjen me skuadrën e Blagoja Milevskit. Ronaldo nuk beson se Maqedonia nuk do të ketë forca për një befasi të re.
“Është një finale dhe ne jemi gati. Favorit? Nuk e kuptoj këtë, por ne gjithmonë e konsiderojmë veten favoritë, pavarësisht nëse luajmë në shtëpi apo jashtë. Tashmë e dimë që nëse fitojmë do shkojmë në Botëror, nëse humbim do eliminohemi. Ne kemi përgjegjësinë të jemi pozitivë dhe të fitojmë ndeshjen. Kupa e Botës pa Ronaldon? Nuk ka Botëror pa Portugalinë, nuk ka individë këtu, është një grup, të gjithë jemi këtu për të njëjtin qëllim.
Maqedonia befasoi dhe e bëri në shumë ndeshje, por besoj se nesër nuk do të na befasojë. Portugalia do të jetë më e mirë dhe ne do të shkojmë në Kupën e Botës. Gjithmonë ka presion për lojtarët profesionistë, por mendoj se të gjithë janë gati. E di që të gjithë mendojnë se do të jetë më e lehtë kundër Maqedonisë, por do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Ata e meritonin të ishin këtu, por nëse e bëjmë ferr këtu në Dragao, do të bëjmë një rezultat të madh”.
Ndeshja ndërmjet Portugalisë dhe Maqedonisë zhvillohet në stadiumin “Dragao”, të martën në orën 20:45.








