Ronaldo me më pak aleatë për të mbetur në “Old Traford”

Kristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Mançester Junajtedit dhe po bën gjithçka për të gjetur një klub tjetër. Portugezi mund të marrë një ndihmë edhe nga shokët aktualë të ekipit, edhe nëse sigurisht nuk do të ishte diçka pozitive.

Në fakt, sipas “The Sun”, pjesa më e madhe e lojtarëve të Djajve të Kuq nuk dëshiron që telenovela CR7 të vazhdojë pasi do të shkatërronte moralin e të gjithë grupit dhe mjedisit.

Nga sa mësojmë, situata e lidhur me të ardhmen e portugezit duket se ka krijuar një klimë shumë të keqe brenda klubit me disa lojtarë që janë mërzitur shumë nga e gjithë kjo. Një burim anonim ka shpjeguar se sa shokë të CR7 po e konsiderojnë qëndrimin e sulmuesit “fëminor” dhe se si do të preferonin që ai të shitej.

“Me të vërtetë ka filluar të mërzitë shumë lojtarë. Ai ka aleatët e tij në grup, por pavarësisht kësaj shumë janë të ngopur me mënyrën se si ai po sillet”.

Do të shohim, pra, se si do të përfundojë historia e lidhur me të ardhmen e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

LEXO EDHE:

Back to top button