Ronaldo merr masa ligjore kundër Juventusit

Ronaldo merr masa ligjore kundër Juventusit

Cristiano Ronaldo raportohet se ka vendosur që ta padisë Juventusin lidhur me disa pagesa që klubi i ka mbetur borxh atij.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ylli portugez – i cili kaloi tre vjet në Torino – po kërkon t’i paguhen 19.9 milionë euro neto që iu premtua nga klubi kur pranoi të shtynte pagat e tij gjatë muajve të parë të pandemisë COVID, transmeton Gazeta Express.

Këto paga të shtyra janë pjesë e “manovrave të pagave” tashmë famëkeqe të Juventusit, të cilat janë vazhdojnë të jenë objekt i çështjeve ligjore.

Pasi kërkoi dokumentet përkatëse në Prokurorinë Publike të Torinos, Ronaldo tashmë ka vendosur të marrë masa ligjore ndaj Juventusit, duke i shkaktuar një tjetër “dhimbje koke” klubit italian.

Leonardo Bonucci gjithashtu nisi kohët e fundit një veprim ligjor kundër klubit, duke kërkuar dëmshpërblim pasi ai u pezullua nga skuadra e Massimiliano Allegrit.

Paulo Dybala, nga ana tjetër, ka arritur një marrëveshje me Juventusin për rreth 3 milionë euro që i kishte borxh. Ai tani ka hequr dorë nga padia e tij në lidhje me kompensimin për mos vazhdimin e kontratës së tij pas marrëveshjes fillestare verbale.

LEXO EDHE:

Back to top button