Ylli i Man. Junajted, Kristiano Ronaldo ka reaguar para ndeshjes së radhës ndaj Atalantas, në kuadër të xhiros së katërt në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
“Djajtë e Kuq” pas fitores në “Old Trafford” do udhëtojnë në Itali me qëllimin që të arkëtojnë sërish pikët e plota. Ronaldo ka shkruar në “Facebook” para kësaj përballje, duke e cilësuar Atalantan si një skuadër shumë të fortë.
“Rikthehem në Itali, shtet që me mirëpriti mirë dhe familjen time, vend i mrekullueshëm që do jetë gjithmonë në zemrën time. E di nga eksperienca që asnjëherë nuk është lehtë të luash në Bergamo ndaj një skuadre si Atalanta, por do bëjmë më të mirën për të mbajtur vendin e parë në grup. Kjo është Liga e Kampionëve dhe ne jemi Manchester United! Jemi aty ku e meritojmë. Le të shkojmë Djajtë”, shkroi ai.
Përballja mes Atalantas dhe Man. Junajtedit zhvillohet të martën, në orën 21:00.








