Biden: SHBA jo vetëm fjalë për klimën, por edhe shembull
SHBA-ja do të udhëheqë me shembull, për të treguar se nuk janë vetëm fjalë për klimën, por edhe veprime, tha presidenti amerikan Joe Biden duke folur në COP26.
“Strategjia jonë parashikon zero emetime deri në vitin 2050 dhe ne duam të ndihmojmë të gjitha vendet e botës”, tha Biden.
“Ne duam të katërfishojmë mbështetjen tonë financiare për vendet në zhvillim. Kjo është një përpjekje e madhe”, shtoi ai.








