Ronaldo në Mançester, por vetëm për të negociuar

Kristiano Ronaldo së bashku me menaxherin e tij Horhe Mendes ishte në Mançester për herë të parë që nga përfundimi i sezonit dhe tani jo për t’iu bashkuar skuadrës, por për të negociar të ardhmen.

CR7 e ka ndarë mendjen që këtë sezon nuk do të luajë në “OId Trafford” dhe arsyeja e vetme është mos kualifikimi i Mançesterit në Ligën e Kampionëve.

Ende nuk ka asgjë zyrtare rreth asaj çfarë është diskutuar ditën e djeshme, por sipas “Cope”, Mendes I ka kërkuar Junajtedit të rinovojë kontratën me Ronaldon dhe pas rinovimit  portugezi të largohet në formë huazimi për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Skuadra që deri më tani janë të interesuar për shërbimet e super yllit portugez janë Çellsi dhe Atletiko Madrid.

LEXO EDHE:

Back to top button