Ronaldo: Portugalia shkon në Katar, ju garantojë

Kristiano Ronaldo ishte shumë i zhgënjyer pas humbjes së Portugalisë në shtëpi ndaj Serbisë (1-2), e cila i ndaloi ata të kualifikoheshin drejtpërdrejt në Botërorin “Katar 2022”.

Portugezët pësuan gol në minutën e 90-të në një ndeshje, e cila i përgjigjej edhe rezultati i barabartë dhe tani do të luajë në balotazh.

“Futbolli na ka treguar edhe njëherë se suksesi më i madh vjen kur kalon rrugën më të vështirë. Humbja e mbrëmshme ishte e rëndë për ne, por nuk mjafton për të na rrëzuar. Kualifikimi i Kupës së Botës është ende në lojë dhe ne e dimë se çfarë mund të bëjmë për ta arritur atë. Nuk ka asnjë justifikim. Portugalia do të shkojë në Katar, ju garantoj këtë”, ka shkruar Ronaldo.

Portugalia është një nga kundërshtarët potencial i Maqedonisë në play-off.

LEXO EDHE:

Back to top button