Ronaldo pushon ndaj Beneventos, gati për Barcelonën

Kristiano Ronaldo nuk do të ftohet me Juventusin për ndeshjen kundër Benevento të planifikuar për të shtunën në mbrëmje në stadiumin ‘Vigorito’. Sipas asaj që raportohet nga “Sky Sport”, portugezi do të pushojë, ndërsa Leonardo Bonuçi, i cili u kthye në grup, do të rreshtohet në ekip.

CR7 është në formë të jashtëzakonshme edhe këtë edicion, ku disa herë ka qenë vendimtar në fitoret e skuadrës së tij. Fakti që ai u infektua me COVID-19 dhe mungoi disa ndeshje për Juven, ndikoi keq te ekipi që nuk pati rezultate të mira. 35-vjeçari do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve në mesjavë, kundër Barcelonës në ”Camp Nou”.

LEXO EDHE:

Back to top button