Ronaldo reagon menjëherë pas disfatës në Bern

Ylli i Man. Junajtedit, Kristiano Ronaldo ka reaguar pas humbjes befasuese nga Jang Bojsit. Portugezi realizoi ndaj klubit zviceran, por në fund skuadra vendase arkëtoi pikët e plota duke fituar me rezultat 2 – 1. Së fundmi, CR7 përmes një postimi në “Facebook”, shkroi se duhet fokusuar në ndeshjen e radhës.

“Nuk ishte rezultati që donim, por tani është koha të rikthehemi mirë dhe të fokusohemi në ndeshjen e radhës”, shkroi Ronaldo.

Ndërkohë, portugezi në këtë ndeshje barazoi rekordin e legjendës së Real Madridit, Iker Kasilas, për më shumë paraqitje në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button