Ronaldo, Remzi dhe Rabio, largohen nga Juventusi

Në një kohë më “normale”, skuadra e Juventusit nuk do të mendonte fare për largimin e yjeve më të paguara, mirëpo Ronaldo ka 31 mln euro si pagesë vjetore, ndërsa humbjet e skuadrës gjigante nga Torino, janë më shumë se 100 mln euro. Me këtë ekuilibër, drejtuesit e Juventusit mendojnë që të shkurtojnë harxhimet, ndërsa të parët nën “goditje” do të jenë futbollistët më të paguar.

Kjo informatë është shpalosur nga “Sport Mediaset”, që thirret në burime brenda klubit, me të cilën është sjell vendimi që të fitohet një shumë e të të hollave  dhe të lirohet buxheti i klubit.

Përpos Ronaldos, nën “goditje” do të jenë edhe Aron Remzi dhe Adrien Rabio, të cilët kanë të ardhura të larta nga pagat vjetore dhe të drejtat e imazhit nga klubi.

Mbetet të shihet se a do të jetë reale ky paralajmërim, por që përputhet me paralajmërimin e Dejvid Bekamit që e dëshiron Ronaldon te ekipi I tij, Inter Majami në MLS Ligën, që është gati të jep pagën vjetore që e ka aktualisht portugezi te “Zonja e Vjetër”.

LEXO EDHE:

Back to top button