Sfida në Milano, vendimtare për kreun e klasifikimit

Java e 26-të e Serie A do të karrakterizohet nga ndeshje të mëdha. Inter-Atalanta, do të jetë vendimtare për kreun e klasifikimit, me të besuarit e Kontes, të parët në renditje. Atalanta arrin në ndeshjen e madhe kundër Interit në një moment të formës së artë. Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave, u “firmos” me barazim, pas golit të Martinezit, iu përgjigj Mirançuk me “rrjetën” e tij të parë në Serie A.

 

E gjithë skuadra është në dispozicion të Antonio Konte, i cili para Handanoviç pritet të vendosë mbrojtjen më të mirë të mundshme, të përbërë nga Shkriniar, De Vrij dhe Bastoni. Hakimi dhe Perishiç do të garojnë në distancë të plotë, në mes tyre do të shohim Vidal, Barella dhe Brozoviç. Në stol ulet Eriksen. Po ashtu, Lautaro Martinez e dërgon Sançezin përsëri në stol. Argjentinasi kthehet në sulm me Lukakun.

Formacioni më i mirë i mundshëm për Xhian Piero Gasperini, i cili gjithashtu kishte mundësinë të bëjë një rotacion kundër Krotones këtë javë. Muriel për momentin duket i paprekshëm në sulm, me njërin nga Duvan Zapata ose Iliçiç në krah. Pessina i zakonshëm në mbështetje të tyre. Maehle dhe Gosens në krah, me De Roon dhe Freuler në mes të fushës. Romero komandon mbrojtjen, midis Toloit dhe Gjimshitit. Të padisponueshëm janë Hateboer dhe Sutalo.

LEXO EDHE:

Back to top button