Ronaldo “rikthehet” në Real Madrid

Ronaldo “rikthehet” në Real Madrid

Pas zhgënjimit që e përjetoi për shkak të eliminimit nga Kupa e Botës, Cristiano Ronaldo i është rikthyer punës për ta ruajtur formën e tij fizike.

E për ta bërë këtë ai ka zgjedhur qendrën stërvitore të Real Madridit “Valdebebas” në të cilën është stërvitur gjatë pasdites të së mërkurës.

Nuk dihet se për çfarë arsye Ronaldo e ka marrë këtë vendim, por duket ditur faktin se ai ka mbetur pa klub pas largimin nga Manchester UNited, kjo do t’i ndeze edhe më shumë spekulimet mbi të ardhmen e tij.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë raportim se Real Madridi ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Ai është lidhur me një kalim te skuadra arabe Al Nassr për një shifër rekorde prej 400 milionë euro, por deri më tani ky lajm nuk është konfirmuar.

LEXO EDHE:

Back to top button