Tre të vrarë nga një shpërthim në afërsi të Bagdadit

Tre të vrarë nga një shpërthim në afërsi të Bagdadit

Tre anëtarë të forcave irakiane të sigurisë u vranë sot në një shpërthim pranë Bagdadit.

Shpërthimi ndodhi gjatë një operacioni të sigurisë nga ushtria irakiane në distriktin Tarmi, kur ata ose u zunë pritë ose u vunë në shënjestër me mjete shpërthyese të improvizuara dhe autorët nuk dihen ende, njoftoi ushtria irakiane.

Hetimet për shkaqet e shpërthimit do të drejtohen nga komandanti i forcave tokësore irakiane, gjenerallejtënant Kais al-Muhamedavi.

Kontrolli i Shtetit Islamik mbi territorin e Irakut dhe Sirisë u thye pas vitesh konflikti, por shumë “sulmues të fjetur” më pas kryen sulme që vranë shumë irakianë dhe sirianë.

Anëtarët e Shtetit Islamik në Irak po përdorin vakumin e sigurisë në një pjesë të territorit në veri për sulme, i cili u krijua për shkak të mosmarrëveshjes aktuale midis Bagdadit dhe Irbilit, kryeqytetit të rajonit gjysmë autonom të Irakut të qeverisur nga kurdët.

LEXO EDHE:

Back to top button