Përballja mes Man Utd dhe Villarrealit u mbyll me fitoren e gjigantit anglez me rezultat 2-1. Në pjesën e parë spanjollët ishin shumë më të rrezikshëm dhe patën disa mundësi shënimi përmes Pako Alkaser, por në vend ishte David de Gea me pritjet e tij.
Pjesa e dytë nisi furishëm për “Nëndetësën e Verdhë” që kaloi në epërsi në min e 53’ përmes Pako Alkaser. Mirëpo, vendasit reaguan shpejtë dhe ishte Aleks Teles që barazoi gjithçka me një gol të bukur në min e 60’. Krejt në fund ishte Kristiano Ronaldo ai që i siguroi fitoren e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve ekipit të tij. Ronaldo shënoi në min e 90+5’ duke bërë që të shpërthejnë në festë tifozët në “Old Trafford”.
Pas dy xhirove, Man Utd ka tre pikë në vendin e tretë, ndërsa Villarreali mbetet e fundit me vetëm një pike.
Bajerni në anën tjetër ka shkëlqyer sërish duke mposhtur me lehtësi Dynamo Kievin 5-0. Robert Levandovski ishte sërish protagonisht me dy golat e tij në min 12’ e 27’, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe Serzh Gnabri në min e 68’, Leroj Sane në 74’, Maksim Çoupo-Mouting në min e 87’.
Në përballjet tjera Salzburgu mposhti Lillen 2-1, Volfsburgu dhe Sevilja ndanë piket pasi ndeshje përfundoi 1-1.








