Ronaldo si ndërmjetuësues, Al Nasr kërkon yllin e Premier Ligës

Kristiano Ronaldo thuhet se po përpiqet të bindë Mohamed Sallahun që t’i bashkohet tek Al-Nassr verën e ardhshme. Portugezi dëshiron të shtojë cilësinë rreth tij në fushë dhe beson se ylli i Liverpool do të ishte një përforcim i shkëlqyer.

Sipas “El Nacional”, Sallahu është një objektiv i klubeve të Saudi Pro League verën e ardhshme dhe Ronaldo po përpiqet maksimalisht që ta marrë egjiptianin tek Al-Nassr. Ylli i Liverpullit nuk ka nënshkruar ende një marrëveshje të re dhe do të mund të largohet me kosto zero kur të përfundojë sezoni. Për këtë arsye, Liverpulli mund të dëgjojë ofertat për sulmuesin në merkaton e janarit.

Megjithatë, “Al Nassr” do të duhet të paguajë mbi 100 milionë euro, megjithëse sulmuesi ka vetëm disa muaj të mbetur në kontratën aktuale. Ronaldo ka folur drejtpërdrejt me yllin e Liverpoolit sipas raportit dhe po bën presion që ta bindë atë. Raportet në Angli pretendojnë se “The Reds” duan t’ia rinovojnë kontratën egjiptianit.

“Al Ittihad” bëri një ofertë për në verën e vitit 2023, por sulmuesi zgjodhi të qëndronte në Angli. Raportet sugjeruan se oferta ishte mbi 100 milionë euro, por Liverpulli  e refuzoi menjëherë.

LEXO EDHE:

Back to top button