Sharlloti befason Milluokin, “Lejkersat” në formë të shkëlqyer

Gjatë natës së mbrëmshme janë zhvilluar pesë ndeshje në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku befasinë më të madhe e ka shkaktuar Sharlot Hornets, pasi ka triumfuar 115:114 ndaj Miluoki Baks. LaMelo Ball ishte më efikasi me 26 pikë dhe më meritori për triumfin e Hornets. Nga ana tjetër, Xhianis Antetokounmpo regjistroi “triple-double”, por që në fund nuk i mjaftuan për fitore. Repreentuesi grek e mbylli ndeshjen me 22 pikë, 15 kërcime dhe 12 asiste.

Los Anxheles Lejkers kanë vazhduar me formë të shkëlqyer, derisa kanë marrë fitoren e pestë radhazi pasi kanë mposhtur në udhëtim Nju Orlinsin me rezultat 104:99. Entoni Dejvis me 31 pikë dhe 14 kërcime ishte më meritori për fitoren e Lejkersave, derisa LeBron James shtoi 21 pikë të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button